Flash News

KRYESORE

"Jemi shumë të vegjël për t’u futur në lojë", Bushati flet për dialogun Kosovë- Serbi: Pa SHBA dhe BE nuk zgjidhet konflikti

"Jemi shumë të vegjël për t’u futur në

Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin ”Real Story” është shprehur se askush përveç SHBA dhe BE nuk mund të zgjidhin konfliktin Kosovë- Serbi.

Duke bërë thirrje për unitet transatlantik të faktorit politik shqiptar, Bushati gjykon se të gjithë, përfshi vendin tonë, janë shumë të vegjël për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Sipas ish- Ministrit të Jashtëm, nëse i hapet dera disa faktorëve të tjerë atëhere do të ketë pazare të tjera.

”Jemi shumë të futur për t’u futur në këtë lojë. Na duhet një unitet transatlantik. Pa SHBA s’mund të zgjidhet. Nuk duhet të diskutojmë po ik Trumi dhe po vjen Biden. Për ne SHBA-të janë SHBA. Jemi shumë të vegjël. Mund të kemi simpati por jemi shumë të vegjël. Pa përfshirjen e BE, Gjermania dhe Franca, edhe Britania e Madhe. Nuk mund të zgjidhjet ky proces.

Ne me vetëvidje hapim derën për aktorë të tjerë atëhere do futemi në pazare të tjera. Ndoshta ky hall, ky problem, duhet të na sjellë me këmbë në tokë. Nuk jemi ne qëndra e botës, as nuk kemi qenë. Duhet të fillojmë si të bëjmë një listë parimesh. Të bëjmë një listë me linja të kuqe. Nëse nuk nxjerrim mësime, do të vemë edhe më shumë në pikëpyetje arritjet dhe fitoret tona në të shkuar. Na duhet unitet në faktorin politik shqiptar. Që kur filloi ideja e shkëmbimit të territoreve nisi debati mes faktorëve. Nga pikëpamja e akuzave, bie fjala ne një pjesë e mirë e rasteve nuk i japim mend politikës në Kosovë, e njëjta gjë dhe me ta”, tha Bushati.

Të fundit