Flash News

KRYESORE

Jemin Gjana: Procesi korrekt dhe i rregullt... Ja kur do nisë numërimi i fletëve të votimit

Jemin Gjana: Procesi korrekt dhe i rregullt... Ja kur do nisë numërimi

Kryetari i Komisionit të Votimit për kreun e ri të PD-së, Jemin Gjana, në një dalje publike të tij, ka treguar se ecuria e votimit është e kënaqshme dhe se nuk ka asnjë parregullsi e incident. Sipas Gjanës “deri në orën 17.00 ka një shifër të kënaqshme votuesish, por kjo shifër do të shkojë në rritje deri në orën 19.00. Në rrethet e mëdha numri është më i ulët, ndërsa përqindja më e lartë e votuesve është në rrethet e vogla”. Gjana falënderoi komisionerët, perfaqësuesit e kandidateve për ecurinë e votimeve në 73 komisionet e votimit në të 68 degët e PD-së në vend. “S’ka probleme, s’ka incidente dhe e konsderojme e vlerësojmë votimin e procersin të rregullt e korrekt”, tha Gjana. Pasi të mbyllet votimi, do të bëhet rakordimi dhe mbledhja e gjithë kutive të votimit dhe procesi i numërimit do të  nisë nga mesnata...”

Lidhur me fotografitë e Lulzim Bashës në qendrat e votimit, Gjana e shprehu si shqetësim të drejtë, por të justifikuar, pasi votimet janë kryer në zyrat e PD-së, të cilat e kanë pasur aty portretin e kryetarit dhe në shumicën dërrmuese të tyre këto fotografi janë hequr. Ndërsa me mungesën e disa emrave, atë që shprehu pak më parë Selami si shqetësim, Gjana tha se nuk kemi sinjale në këtë drejtim.

Të fundit