Flash News

KRYESORE

Jemin Gjana sqaron sërish Selamin: Listat i ke publike në çdo degë, nuk i publikojmë në internet

Jemin Gjana sqaron sërish Selamin: Listat i ke publike në çdo

Kreu i Komisionit Elektoral në PD, Jemin Gjana ka sqaruar edhe një herë tjetër arsyen përse nuk bëhen publike në media listat e anëtarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 22 korrikut.

Gjana tha se listat janë publike në çdo degë dhe kandidati Eduard Selami mund të njihet me to, por nga ana tjetër theksoi se këto lista nuk mund të publikohen në media dhe interent, pasi një praktikë e tillë nuk ndodh as në vendet e tjera Europiane.

“Lista është publike në çdo degë për çdo anëtar, përfshirë zotin Selami. Nuk mund të bëhen publike në internet listat, nuk ka asnjë rast të tillë në Europë”, u shpreh Gjana.

I pyetur se çfarë ndodh me zgjedhjet nëse Selami vendos të braktisë garën, Gjana ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se nuk ka dijeni për një veprim të tillë.

Të fundit