Flash News

KRYESORE

‘Jeni gati ta lëshoni kokën e Gjiknurit’? Hyseni: Kërkesa të tilla nuk i njeh as kanuni

‘Jeni gati ta lëshoni kokën e Gjiknurit’? Hyseni:

Deputeti i PS, Alket Hyseni i quan ‘pretekste të opozitës’ kërkesat e saj për të përjashtuar Damian Gjiknurin nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

‘Jeni gati ta lëshoni kokën e Damian Gjiknurit?’-e ka pyetur moderatori Dritan Hila në emisionin ‘Arena’.

“Këto janë pretekste edhe vickla siç thuhet në gjuhën popullore, të opozitës. Nuk ka elementë thelbësore dhe për sa kohë nuk ka elementë thelbësore, ne gjykojmë që kërkesa të tilla që kushtëzojnë emrat e palës tjetër nuk i njeh as e drejta kanunore, as kuadri ligjor, por jam i bindur as e drejta ndërkombëtare.Ne jemi të hapur për të diskutuar me këdo nga pala tjetër, nuk zgjedhim as liderët dhe as përfaqësuesit e palës tjetër dhe do ti ftoja edhe kolegët e opozitës joparlamentare të fokusohen tek problemet dhe parimet që janë të rëndëishme”-tha Hyseni.

Të fundit