Flash News

KRYESORE

'Jeni humbës', vijon debati në Këshillin Politik, palët ende pa konsensus për ndryshimet kushtetuese

'Jeni humbës', vijon debati në Këshillin Politik,

Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej orës 18:00, por palët duket se nuk kanë gjetur dakordësi për ndryshimet kushtetuese. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se PS vazhdon t’i qëndrojë propozimit për hapjen e pjesshme të listave, përkundër propozimit të opozitës së bashkuar për lista 100% të hapura.

“PS refuzon të shqyrtojë propozimit, duke i qëndruar versionit të vet të njëanshëm dhe duke mos dhënë konsensus për propozimin e kompromisit të ofruar edhe sot nga Opozita”, thanë burimet.

Gjatë debatit të sotëm në Këshillin Politik mësohet se përfaqësuesi i PD-së,  Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR, duke kujtuar që ka "ODHIR këmbëngulur tek mos abuzimi me burimet shtetërore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”.

 “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës", ka thënë Oerd Bylykbashi sipas burimeve brenda mbledhjes.

Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera.

Më herët nga mbledhja u largua deputetja Rudina Hajdari, e cila sqaroi më tej se largimi erdhi për shkak të disa problemeve personale.

Të fundit