Flash News

KRYESORE

Jeni mërzitur nga veshjet monotone në zyrë? Zgjidhni “up to date”

Jeni mërzitur nga veshjet monotone në zyrë? Zgjidhni “up to

Jeni mërzitur nga veshjet e zyrës që ju duken si uniformë? Ikni nga monotonia. Bëhuni trendy me këshillat tona.

Palltoja e gjatë

Veshjet bazë për një pamje zyre. Duke e kombinuar me aksesorë të modës së fundi, çdo vit shëndërrohet në një veshje “up to date”.

Pantollonat e gjëra.

Janë rikthyer e janë të përkryera për zyrë. Vishini me një këmishë mendafshiose një bluzë elegante dhe mund të prezantoheni në çdo takim.

Fundet poshtë gjurit

Fundet poshtë gjurit janë shumë të përshtatshme për në zyrë. Madje tashmë janë kthyer në trend. Japin një pamje “biznesmeneje” por njëkohësisht dhe fine.

Shtresë sipër shtresës

Kombinime shumë elegante. Të përshtatshme për punë (këtë veshje mund ta përdorni në zyra që nuk janë shumë të ngrohta).

Rroftë fustani

Janë të përkryer për në zyrë fustanet e këtij dimri. Vishni një bluzë me mëngë të gjata poshtë që të mbroheni nga të ftohtët.

Këmisha e bardhë

Ju ka ardhur në maje të hundës këmisha e bardhë? Visheni me një bluzë me mëngë të shkurtra.

Dhe… mbërthejeni kopsen e sipërme që të dukeni më serioze.

Këpucë të ulëta

Nëse ju duhet të punoni gjithë ditën, pse të sakrifikoni këmbët tuaja? Këpucët e sheshta kombinohen me fundin e punës dhe ju ndihmojnë të kaloni sa më lehtë ditën.

Të fundit