Flash News

KRYESORE

“Jeni partiak dhe qesharak”, Meta i përgjigjet indirekt Sokol Ballës: Nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri

“Jeni partiak dhe qesharak”, Meta i përgjigjet indirekt Sokol

Presidenti Ilir Meta u përball me pyetjet e gazetarëve sot në një dalje për mediat, dy ditë pas 30 qershorit, të zhvilluara ndonëse ç’firmosi dekretin për anulimin e tyre.

Një nga pyetjet e gazetarëve duket se nuk u prit mirë nga Meta, i cili në mënyrë indirekte iu përgjigj drejtorit të televizionit që përfaqëson gazetari që i drejtoi pyetjen.

Bëhet fjalë për gazetarin e Vizion Plus, ndërsa Meta e cilësoi si një pyetje të porositur në mënyrë indirekt nga Sokol Balla, pasi edhe përgjigjen e tij e fokusoi te ky i fundit.

Gazetari: Duke parë diskursin tuaj që nga 10 qershori , që jeni partiak kjo është e dukshme. A mos po bëheni qesharak, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve duan t’i rrisin fëmijët në këtë vend, ashtu si edhe unë dhe duan që ky vend të bëhet. Ju për shkak të interesave tuaja politike dhe frikërave tuaja po e çoni vendin lëmsh në 2 korrikun e ’90-ës.

Meta: Të falënderoj për pyetjen, nuk e di në cilën medie punoni ju? Kush është aty kryeredaktor, drejtor? Kol Balla? E kam dëgjuar këtë çështje edhe herë të tjera nga miku im Sokol Balla edhe e di se ka merak të madh se jam në konflikt interesi se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë dhe nuk e di se ku qëndron problemi këtu se ka interes që të iki Rama e s’ka interes të marrë pjesë në zgjedhje gjithëpërfshirëse. Por të gjithë e dinë se Koli nuk ka interes me qeverinë, pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri, kështu që faleminderit për pyetjen

Reforma në Drejtësi ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re. Genocid ndaj njerëzve hallexhinj. Nëse do të flasë për reforma, kur të dëshirojë te Sokol Balla të marrë edhe miqtë e tij amerikanë e evropiane, e zonjën Kalavera dhe të kuptojmë si u bë reforma.

Të fundit