Flash News

KRYESORE

Jeni penduar për zgjedhjen e Metës president? Ruçi përgjigjet para gazetarëve

Jeni penduar për zgjedhjen e Metës president? Ruçi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur nëse është penduar për zgjedhjen e Metës në postin e presidentit, pas përplasjeve të shpeshta Kryeministri-Presidencë.

Ruçi është përgjigjur duke thënë se nuk ka pritur ndonjëherë që presidenti, kushdo qoftë ai, të veprojë sipas orekseve partiake, por të respektojë Kushtetutën.

“Absolutisht nuk jam bërë pishman. Deklarata ime në raundin e 4, nuk përfaqësonte vetëm mendimin tim. Theksoj se nuk e kishte luksin Shqipëria të kalonte nga zgjedhjet në zgjedhje. Unë e bëra. U konkludua në zgjedhjen e presidentit Meta. Nuk kam pritur që presidenti, kushdo të ishte ai, të vepronte sipas orekseve partiake, prisja dhe pres të mbështesë Kushtetutën", shprehet Ruçi.

 

 

Të fundit