Flash News

KRYESORE

"Jeni tallur me propozimin tim", Gjoni revoltohet në Komisionin e Ligjeve: S'e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Ruçi

"Jeni tallur me propozimin tim", Gjoni revoltohet në Komisionin e

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka ‘protestuar’ në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për mungesën e vëmendjes që është treguar ndaj propozimit të tij të bërë që në janar. Në fjalën e tij, Gjoni është shprehur se Kuvendi është tallur me propozimin e tij.

Sipas deputetit, partitë nuk duhet të detyrohen që të mbyllin listat.

"17 janar, 9 muaj, kam dorëzuar një nga projektligjet më të mira të shkruara ndonjëherë në historinë e Kuvendit. Jeni tallur me të. Këtu ka firmosur Gramoz Ruci dhe i ka kërkuar Gjiknurit dhe Hajdarit. Komisioni i Reformës Zgjedhore është tallur, nuk e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Ruçi, bravo të qoftë Damian. Po talleni me deputetët e opozitës, doni të kaloni fët e fët iniciativat që shkelin Kushtetutën e Shqipërisë. Ju doni që nëpërmjet psikllëkut dhe një shenje shtypëse e agresive të fiksoni renditjen. Nëse do të mbyllësh listat te partia jote, pse më detyron ti mua të rendis kandidatët me shifra", tha Gjoni.

Të fundit