Flash News

KRYESORE

Jeni të kënaqur nga bashkëpunimi me PD? Kryemadhi: Ne politikanët mund të puthemi me njëri-tjetrin por jo baza

Jeni të kënaqur nga bashkëpunimi me PD? Kryemadhi: Ne

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus.

E pyetur nga moderatorët nëse është e kënaqur nga bashkëpunimi me moderatorët, Kryemadhi u shpreh, “Bashkëpunim i cili nuk ka të bëjë si bashkëpunoj me Bashën, sepse unë kam patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të, për shkak edhe të moshës.  Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi i opozitës të shtrihet në bazë. Njerëz deri dje që nuk flisnin me njëri-tjetrin, sot duhet të puthen, mund ta bëjmë ne politikanët por jo ata në bazë. Sepse mos harrojmë që dhe lidhjet janë më të drejtpërdrejta”, tha Kryemadhi, duke shtuar se bashkëpunimi po forcohet.

Sa i përket protestës së nesërme, Kryemadhi u shpreh, “ Kur njerëzit bashkohen në një kauzë që i përmbledh të gjithë; në mendoj se protesta e 26 majit është një protestë që njerëzit nuk duhet të vijnë për partitë politike por për veten e tyre”.

Të fundit