Flash News

KRYESORE

Jennifer Lopez nuk mori çmim në "Golden Globes" por mori një super dedikim nga partneri

Jennifer Lopez nuk mori çmim në "Golden Globes" por mori
Edhe pse pritej që mbrëmë Jennifer Lopez të triumfonte në "Golden Globes 2020", ajo nuk mori asnjë çmim dhe kjo gjë e mërziti shumë aktoren. Por ajo është fituese për këdo që e do dhe e përkrah e sidomos për partnerin e saj, Alex-in. Ai ka bërë n jë dedikim që çdo femër do lumturohej po t`i dëgjonte. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan: "Jen, ty nuk duhet një trofe, medalje ose stemë për të treguar se je një kampione e vërtetë. Ti je kampione, në sytë e miliona grave dhe vajzave që të kanë ndjekur, janë fuqizuar dhe frymëzuar nga ty për të bërë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre. Për muzikantët, kërcimtarët dhe interpretuesit e panumërt që kanë parë dhe imituar pasionin tënd dhe etikën e punës për të gjetur suksesin e tyre, ti je një kampione.  Për fëmijët e tu, familjen tënde, trajnerët e tu, stafin, ti je një kampione. Për këdo, jetën e të cilit ti e pasuron çdo ditë ti je kampione. Mos e harro këtë kurrë."

Të fundit