Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen kreu i AKEP: Kam patur presion të pandërprerë të interesave monopoliste

Jep dorëheqjen kreu i AKEP: Kam patur presion të pandërprerë

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, Ilir Zela.

Në letrën e drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, sipas BW Zela shkruan se që nga 2017-ta kur ka marrë këtë detyrë nuk ka lejuar që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, shkruan në letrën e tij Zela

Të fundit