Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen ministri i Transportit në Norvegji, shkak bëhet gruaja e tij  

Jep dorëheqjen ministri i Transportit në Norvegji, shkak bëhet

Ministri i transportit i Norvegjisë deklaroi dorëheqjen e tij,për të lejuar gruan që të vazhdojë karrierën e saj mjekësore, një vendim i pritur si një fitore për barazinë gjinore.

"Ishte fantastike të jem një ministër dhe në fakt, mund të kisha vazhduar gjithë jetën time", tha Ketil Solvik-Olsen, anëtar i Partisë së krahut të djathtë Progresi, i cili shërbeu në këtë post që nga viti 2013.

"Por unë kam ardhur në një udhëkryq në jetën time, pasi tani është radha e gruas sime për të ndjekur ëndrrën e saj. Është një marrëveshje që kemi pasur për disa vite", tha ai për televizionin TV2 Nyhetskanalen, duke shtuar se ai synon të kthehet në vijën e frontit të politikës në një fazë të re, raporton AFT, shkruan politiko.al.

Gruaja e tij, Ton Solvik-Olsen, ka pranuar një post në spitalin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara për një vit, shtoi ai.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale në Norvegji ka patur shumë reagime pozitive për veprimin e Solvik-Olsen, duke e quajtur veprim "të respektueshëm" dhe "një shembull të madh".

Norvegjia renditet e dyta pas Islandës nga Forumi Ekonomik Botëror mbi barazinë midis burrave dhe grave.

Të fundit