Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen ministri në Britani: Marrëveshja e “Brexit” është një gabim i madh

Jep dorëheqjen ministri në Britani: Marrëveshja e

Jo Johnson është dorëhequr nga qeveria britanike për shkak të “Brexit”. Pas Boris Johnson, edhe vëllai i tij Jo, ka dhënë dorëheqjen si ministër i Transportit, duke i bërë thirrje publikut që të flasë sërish mbi çështjen e shkëputjes nga BE.

Jo Johnson thotë se ai nuk mund të mbështesë marrëveshjen dhe do të këmbëngulë për një referendum të dytë, pasi marrëveshja që po diskutohet me BE-në është një gabim i madh.

Qeveria e falënderoi Jo Johnsonin për punën e bërë deri më tani, por përjashtoi mundësinë e mbajtjes së një tjetër referendumi.

Jo Jonson votoi për të qëndruar në BE në referendumin e vitit 2016, ndërsa vëllai i tij Boris, i cili dha dorëheqjen në korrik nga posti i Sekretarit të Jashtëm, ishte një prej udhëheqësve të fushatës pro “Brexit”.

Të fundit