Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë

Jep dorëheqjen ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka dhënë doreheqjen nga ky post. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Mitchell, do të largohet nga detyra në mes të shkurtit.

“Mitchell ka qenë një udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv dhe një mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Europë”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino.

Wess Mitchell u emërua në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Europës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një moment tensioni mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve europiane lidhur me tregtinë, shpenzimet për mbrojtjen dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Të fundit