Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen nga KLGJ gjyqtari Gjin Gjoni: Vettingun e kalon vetëm kush i shërben politikës!

Jep dorëheqjen nga KLGJ gjyqtari Gjin Gjoni: Vettingun e kalon vetëm

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor para përballjes me vettingun.

Në letrën drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor Gjoni mësohet se ka numëruar sulmet politike sipas të cilave thotë se nuk iu është përgjigjur sepse ka vendosur të bëjë rolin dhe detyrën e gjyqtarit e të flasë me vendime.

Po ashtu në kërkesën e largimit gjyqtari Gjoni mësohet të ketë deklaruar se “drejtësia është në kolaps” e gjithashtu ka theksuar se “Vettingu, jo i barabartë për të gjithë.

 “Aktualisht drejtësia është në kolaps, vettingu nuk është i barabartë për të gjithë, pasi e kalon sitën e KPK dhe KPA vetëm në rast se i ke shërbyer politikës”, shprehet Gjoni.

Dosja e pasurisë

Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj. Sipas ILDKP, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim jo të ligjshëm. Dosja e ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë së Gjin Gjonit mban datën 23.02.2014, ndërsa është referuar tek Adriatik Llalla, asokohe kryeprokuror. Sipas ILDKP, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi e kanë blerë rezidencën në vitin 2012. Po gjatë këtij viti, ata deklarojnë blerjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, 67 180 euro llogari në Strasburg si dhe 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Gjin Gjini dhe Elona Çaushi nuk u ndëshkuan.

Të fundit