Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen një tjetër ministre në qeverinë e Theresa May

Jep dorëheqjen ministrja britanike e ngarkuar me marrëdhëniet me Parlamentin, Andrea Leadsom.

Lajmin, Leadsom e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale, ku publikon edhe letrën e firmosur me dorëheqjen e saj.

“Me keqardhje dhe me një zemër të thyer kam vendosur të jap dorëheqje nga qeveria”, shkroi ajo.

Kujtojmë se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është përballur me shumë dorëheqje gjatë muajve të fundit, për shkak të mos-pajtimeve në lidhje me Brexit.

Madje Leadsom tha se ka qëndruar për kaq shumë kohë, vetëm për të luftuar Brexit-in.

Të fundit