Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen sekretari i Brexit në Britaninë e Madhe, letër të hapur për kryeministren May

Jep dorëheqjen sekretari i Brexit në Britaninë e Madhe,

Ka dhënë dorëheqjen sekretari i Brexit, David Davis nga qeveria e Theresa May në Londër.

Davis është personi, i cili ka udhëhequr negociatat e Britanisë së Madhe për braktisjen e Bashkimit Evropian.

Në letrën e tij të dorëheqjes ai ka kritikuar planin e qeverisë për Brexit- duke thënë se do ta vendoste Parlamentin në një pozitë të dobët në procesin negociues, raporton BBC.

Kryeministrja Theresa May u përgjigj ndaj tij duke thënë se nuk pajtohen, megjithatë e falënderoi për kontributin e dhënë. Davis ishte emëruar sekretar në vitin 2016.

Britania e Madhe përmes referendumit në qershor të vitit 2016 vendosi që të braktisë BE-në, mirëpo largimi ende nuk ka marrë formën e prerë, dhe negociatat pritet të zgjasin me vite.

Të fundit