Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca

Jep dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen nga detyra këtë të premte. Në vend të tij është emëruar Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.

Plarent Ndreca u emërua si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në korrik të 2019, duke qendruar rreth një vit në këtë detyrë. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Ndonëse nuk është bërë ende zyrtare, burime nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Ndreca prej tri javësh ka paraqitur dorëheqjen, por ajo nuk ishte firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe Ndreca vazhdonte të shkonte ende në punë. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Më herët, Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Të fundit