Flash News

KRYESORE

Jep shembuj pozitiviteti dhe 'leksione' mirësjelljeje, Alketa mungesë respekti ndaj punonjëses. Vajza e Selimllarit e kritikon 'live'

Jep shembuj pozitiviteti dhe 'leksione' mirësjelljeje, Alketa

Gjuan letrën me këmbë në emision, vajza e Valbona Selimllarit kritikon Alketën.

"Në kurthin e Piter Pan" është një emision shumë i ndjekur e argëtues për fëmijët. Gazetarët për të ftuarit VIP janë vetë fëmijët dhe një nga fëmijët e panelit është dhe vajza e Valbona Selimllarit, Vivien.

Ajo ka kritikuar Alketën duke i thënë që të hedhësh letrat ashtu është gabim. E ndërsa Alketa i është përgjigjur me justifikimin se qëkur ishte e vogël sillej si djalë.

"Kur isha e vogël luaja me letrat sikur ishin top futbolli. Dhe kur mbaroj me skenarin bëj të njëjtën gjë. Më falni për mungesën por atje ka një kosh, është një vajzë që kujdeset, op (hedh letrën me këmbë) dhe e merr një gocë dhe e çon aty tek vendi."

Në fakt edhe pas kritikës së Vivien, Alketa nuk ka rregulluar gabimin por madje e ka thënë këtë live duke treguar kështu mungesë respekti për punonjësen e cila mbledh letrat e gjuajtura nga Vejsiu me këmbë.

Alketa që mundohet të japë shembuj sjelljeje dhe pozitivitet në emisionet që drejton, në minutën e 21:30 (në videon e mëposhtme) doli nga skenari (dhe në vetvete) e nuk veproi aspak mirë me punonjësen e Klan-it që bën pastrimin e studios.

Të fundit