Flash News

KRYESORE

Jepet masa e sigurisë për 12 ‘fajdexhinjtë’ e Shkodrës, gjashtë prej tyre lihen të lirë

Jepet masa e sigurisë për 12 ‘fajdexhinjtë’ e

Është dhënë sot nga Gjyakata e Shkodrës vendimi për masën e sigurisë ndaj 12 të arrestuarve lidhur me skandalin e fajdeve në këtë qytet, ku ishin të përfshirë edhe ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues.

Për 6 prej të arrestuarve është dhënë masa “arrest me burg”, ndërkohë për 6 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sot u zhvilluar dhe ankimimi i bërë nga ish-prefekti Paulin Radovani, i cili edhe ka bërë denoncimin ndaj 22 personave të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të fajdeve. Ndërkohë mësohet se në seancë nuk ishin të pranishëm as djemtë e tij, të cilët janë në kërkim si dhe as vetë Radovani me avokatin e tij mbrojtës.

Masa arrest më burg për:

Burhan Alija

Edi Memcaj

Ilir Sokoli

Artan Dragani

Pashko Vuksanlekaj

Lulzim Sylja

Masa detyrim paraqitje për:

Marjan Bregu

Naim Ahmetaj

Andri Bala

Vinko Nikprelaj

Eduard Fusha

Elidon Qerimaj

Të fundit