Flash News

KRYESORE

Jepet pretenca për Klement Balilin, Prokuroria kërkon dënimin me 18 vite burg

Jepet pretenca për Klement Balilin, Prokuroria kërkon dënimin me

Në seancën e sotme gjyqësore për Kelment Balilin, pasi janë lexuar akuzat në ngarkim të tij, prokuroi Eneid Nakuçi ka kërkuar dënimin e tij me 18 vite burg.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor. Nga gjykimi i shkurtuar kërkesa shkon në 12 vite.

Prokurori Ened Nakuçi, tha se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh. Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30.

Të fundit