Flash News

KRYESORE

“Jepi ujë, jepi ujë”, humb ndjenjat një protestues në derë të Bashkisë së Tiranës

Protesta e banorëve të “Astirit” është shoqëruar me tensione të vazhdueshme para bashkisë së Tiranës.

Madje, në një moment banorët duke shtyrë njëri-tjetrin kanë tentuar të hapin portën kryesore të bashkisë, si dhe kanë hedhur tymuese, shashka dhe vezë drejt fasadës së institucionit.

Ndërkohë, një banor ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë në tokë për pak minuta. Atij i kanë ardhur në ndihmë protestues të tjerë.

“Jepi ujë, jepi ujë”, dëgjohen protestuesit teksa flasin mes tyre, ndërsa ndihmojnë burrin e shtrirë pranë godinës së bashkisë.

Ai e mori veten brenda pak minutash dhe më pas u largua i shoqëruar nga disa protestues. Ndërkohë, ambulanca mbërriti rreth 15 minuta më vonë.

Të fundit