Flash News

KRYESORE

Jeronim Bazo dënon dezertimin e komandove: Akt tradhtie dhe burracakërie, nuk ka asnjë justifikim

Jeronim Bazo dënon dezertimin e komandove: Akt tradhtie dhe

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazoka dënuar dezertimin e katër komandove në Britaninë e Madhe. Duke folur në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Bazo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për braktisjen e skuadrës, ndërkohë e konsideroi veprimin si akt tradhtie dhe burracakërie.

“Termi qëndron dhe është një pikë kulmore. Ata e kryen këtë akt jashtë vendit. Forcat e Armatosura e shikojnë braktisjen si një akt tradhtie dhe burracakërie. Nuk ka asnjë justifikim në botë që ti të braktisësh skuadrën tënde. Ti shkon së bashku në një mision dhe kthehesh së bashku. Nëse të ka ardhur litari në fyt, ka mënyra për të dhënë dorëheqjen”, u shpreh Bazo.

Sa i përket pagesës së komandove, Bazo pranoi se është e ulët, por u justifikua duke thënë se këto janë kushtet e Shqipërisë.

Të fundit