All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Jeronim Bazo: Shqipëria nuk po bënë një lojë të pisët, por meraku ynë është për ndikimin e ndonjë force të tretë

Jeronim Bazo: Shqipëria nuk po bënë një lojë të
All - Paragraf - 1

Anëtarësimi i Malit të zi në aleancën e Atlantikut Verior i ka mbyllur një shteg influencës ruse në Rajon.

All - Paragraf - 3

Me gjithë paralajmërimet dhe komentet mbi këtë ndikim, ish-shefi i Shefi i Shtabit të forcave të armatosura Jeronim Bazo, e sheh Adriatikun si një liqen të NATO-s.

“Meraku dhe shqetësimi ynë për këto vende të brishta, nga kuptimi i institucioneve demokratike, mos të krijoj një terren të përshtatshëm për t’u shfrytëzuar nga ana ekonomike fillimisht dhe më pas nga influenca politike të një aktori të tretë” shprehet Bazo.

 Ai thekson se gjithmonë ka përpjekje për ndikimin e rrymave të ndryshme, përfshirë këtu edhe influencën ruse, por Shqipëria nuk është e ekspozuar.

“ Në skakeirën e interesave gjeopolitike në rajon, në Evropë, gjithsekush mundohet të shfrytëzojë zona influence, të shfrytëzojë të çarat dhe plasaritjet që mund të ndodhen në njërin kamp apo në tjetrin. NATO dhe ne nuk jemi në ndonjë garë me aktorin e tretë se kush do të ketë më shumë influencë në këto vende të brishta që nuk janë anëtarë të NATO-s, ne nuk bëjmë lojë të pisët, shprehet Jeronim Bazo.

 Ish- shefi i Shtabit ka komentuar edhe pozicionin e Serbis në marrdhëniet me Ballkanin, Europën dhe Rusinë.

“Ata kanë zgjedhur këtë rrugë të mesme, duke mos i thënë jo, por përkundrazi, për të aspiruar vetë që të jenë pjesë e kësaj bashkësie evropiane. Ndërsa në kuptimin ushtarak të fjalës kanë zgjedhur të luajnë sërish në mes të rrugës, jo duke qenë anëtarë të aleancës euroatlantike, por duke ruajtur dhe fije të një lloj varke shpëtimi dhe me aleatin e tyre të vjetër strategjik.” –deklaroi ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Të fundit