Flash News

KRYESORE

Jerusalemi- Zv/kryeministri i Kosovës, Hoxhaj: Autoritetet palestineze po mbështesin aktet e gjenocidit të Serbisë

Jerusalemi- Zv/kryeministri i Kosovës, Hoxhaj: Autoritetet palestineze po

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA, ka përplasur autoritetet e Kosovës me ato të Palestinës. Ambasadori palestinez në Beograd, Muhamed Nabhan është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç, nga i cili ka marrë mbështetjen se qëndrimi i Serbisë mbi Jerusalemin nuk ndryshon. Gjatë takimit, ambasadori u shpreh kundër pavarësisë së Kosovës.

Ky qëndrim i përsëritur i palës palestineze ka marrë një përgjigje nga zv/kryeministri kosovar, Enver Hoxhaj. Ai thekson se Palestina po mbështet politikën e spastrimit etnik dhe akteve të gjenocidit të kryera nga Serbia, ndërsa kujton se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

“Autoritetet palestineze duke përafruar politikën e tyre të jashtme me Serbinë janë duke mbështetur politikën e spastrimit etnik dhe akteve të gjenocidit ndaj qytetarëve në Kosovë. Pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe manifeston të drejtën për vetëvendosje”, ka deklaruar Hoxhaj.

Tirana dhe Prishtina nuk kanë reaguar ende pas vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Të fundit