Flash News

KRYESORE

“Jeruzalemin tonë duan ta mbysin kryqëzatat”, Ndrenika: Ish-drejtori i teatrit u ndalua nga Fatos Nano; çfarë donte të bënte

“Jeruzalemin tonë duan ta mbysin kryqëzatat”, Ndrenika:

Ditën e sotme u zhvillua një takim i aktorëve të Teatrit Kombëtar, të cilët u shprehën kundër shembjes së godinës. Aktori Robert Ndrenika gjatë fjalës së tij u shpreh se më e shenjtë se çdo gjë tjetër është toka ku është ndërtuar godina. Ndrenika u shpreh se toka, është Jerusalemi që duan ta mbysin kryqëzatat.

“Më e shenjta nga e gjitha këtu është toka. Ky është Jerusalemi jonë që duan ta mbysin kryqëzatat e pestë apo e gjashtë”, tha aktori.

Më tej Ndenika tregoi dhe se çfarë i kanë thënë dy ish-drejtorët e Teatrit në periudha të ndryshme kur ata ishin në krye të këtij institucioni.

“Dikur isha drejtor teatri ndonjë vit, një koleg imi më thoshte ta privatizojmë tokën. Si ta privatizojmë thoja. Pse i morën studio këto skulptorët. Një drejtor tjetër donte ta bënte me ligj që toka është me tapi e teatrit. Edhe kjo s’u pranua se se donte Fatos Nano. Ne qe kemi nga 70-80 vite këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë  të thonë është e jona; ta marrin pa para e ta shesin 10 mijë euro metrin katror. Edhe kjo nuk ka logjikë ndaj duhet ta mbrojmë tokën sepse është e jona. Është e komunitetit”, mbylli fjalën e tij Ndrenika, një zë i fortë kundër shembjes së godinës.

Të fundit