Flash News

KRYESORE

Jessie J konfirmon romancën me Channing Tatum me postimin në rrjetet sociale

Prej disa kohësh po përflitet për një romancë mes aktorit Chaning Tatum dhe këngëtares britanike Jessie J, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar publikisht. Ka qenë vetë Jessie J që e ka marrë këtë hap duke konfirmuar romancën e saj me aktorin Tatum.

Ajo e ka uruar aktorin për hapjen e "Magic Mike Live show".

" Hapja e Magic Mike London . Urime Channing Tatum, çfarë performancë. Zonja dhe zotërinj nuk duhet ta humbisni këtë,"- shkruan Jessie J në postimin e saj në Instastory.

Aktori vjen nga ndarja me aktoren Jenna Dewan dhe mesa duket nuk po e vuan aspak mungesën e ish-bashkëshortes dhe është plotësisht gati për marrëdhënien e tij të re me Jessie J.

Të fundit