Flash News

KRYESORE

Jesus i jep mesazh Guardiolës: Aguero shënon, sepse luan më shumë

Jesus i jep mesazh Guardiolës: Aguero shënon, sepse luan më

Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City dhe Gabriel Jesus së fundmi e ka humbur durimin duke dëgjuar mediat që e përmendin shpesh këtë. Sulmuesi brazilian i blerë nga Pep Guardiola dëshiron më shumë minuta dhe këtë e ka thënë qartë edhe në media.

Jesus të martën mbrëma shënoi dy gola përballë Burnley. Kjo nuk do shumë argumente për ta shpjeguar: ai luajti titullar dhe shfrytëzoi në maksimum minutat. Ai i ka dhënë një mesazh trajnerit, duke i theksuar se meriton më shumë minuta loje dhe jo ta kalojë sezonin në stol.

"Aguero e nis thuajse gjithmonë titullar, prandaj shënon rregullisht. Mendoj se e meritoj edhe unë. Jam sulmues, dua të shënoj. Patjetër që këtë gjë e kam vetë në dorë, që të stërvitem sa më mirë”, ka deklaruar braziliani. Me pak fjalë, ai nuk ka kohë të presë, sepse ka skuadra të tjera që e duan.

Të fundit