Flash News

KRYESORE

‘Jeta dhe ëndrrat e vajzave në imazhe’, hapet sot ekspozita fotografike “Balkan Girl Power”

‘Jeta dhe ëndrrat e vajzave në imazhe’, hapet sot

Qendra ‘COD’ hap sot në orën 18:00 ekspozitën fotografike “Balkan Girl Power” kuruar nga artisja britanike, Lala Meredith Vula.

75 vajza, të grup-moshave nga 18-26 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, janë bërë bashkë në këtë projekt, i cili nisi si një platformë online në muajin korrik të vitit 2018. Ato patën mundësi të trajnohen dhe të këshillohen nga mentoret: Blerta Kambo, Fjolla Besimi, Maja Đurić, Marija Djokovic, Tamara Zidar, Tomislav Georgiev për të menduar në mënyrë kritike e krijuese, mbi realizimi e fotografive që bartin mesazhe të forta.

Kjo ekspozitë ka për qëllim që përmes fotografive dhe imazheve të shpalosë rrugëtimin jo të lehtë të gruas në këto vende dhe problemet me të cilat ajo përballet çdo ditë. Përmes Balkan Girl Poëer, vajzat pjesëmarrëse nga pesë vende e Ballkanit Perëndimor, dokumentojnë jetën, ëndrrat dhe perspektivat që gjithsecila ka në raport me vetën, vendin, rajonin dhe sfidat e së ardhmes për t’u bërë pjesë e integruar në Bashkimin Europian.

Ekspozita përmban 68 fotografi të përzgjedhura e do të qëndrojë e hapur për publikun, deri më 28 shkurt.

Të fundit