Flash News

KRYESORE

Jeta e 4 koteleve në ekran: Një Big Brother, të cilin vetëm islandezët mund ta ideonin

Jeta e 4 koteleve në ekran: Një Big Brother, të cilin vetëm

Keni dëgjuar besoj për reality show-n 'Keeping up with Kardashian’s', një shfaqje mbushur plot me vanitete të cilën shumë e urrejnë, por jo pak e ndjekin?

Frymëzuar prej këtij 'big brother-i' vanitoz, një media islandeze ka ideuar një 'Kardashian me mace', të cilën e ka qujatur 'Keeping up with Kattarshians'.

Shfaqja, e patentuar nga Nutiminn, ndjek nga pas jetën e katër koteleve nëntë javëshe të quajtura Guðni, Stub, Bríet dhe Ronja.

Ato jetojnë në një shtëpi të madhe kukullash dhe shëtisin nga dhoma në dhomë (me kamera të fshehta në secilën), ku flenë, luajnë dhe 'zihen' për katin e dytë të shtratit marinar. Katër kotele në një shtëpi? Vetëm imagjinoji të gjitha zënkat dhe përkëdheljet në ekranin tënd.

Inga Lind Karlsdóttir është ideuesja e të parit reality TV me kotele. Shfaqja sipas saj është realizuar në partneritet me Shoqatën e Mbrojtjes së Maceve të Islandës dhe kotelet janë të gjitha nga një qendër shpëtimi e kafshëve.

Njerëzit po qeshnin në fillim me idenë tonë thotë, Karlsdottir. Por, jo më.

 

©Politiko.al

Të fundit