Flash News

KRYESORE

Jeta luksoze? Meta: Nuk luaj as baste as në kazino, kam bërë vetëm një gabim (Fevziu i jep një dhuratë për Vit të Ri)

Jeta luksoze? Meta: Nuk luaj as baste as në kazino, kam bërë

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse bën një jetë luksoze sikurse përshktuhet në media, Ilir Meta dha një përgjigje që nuk e kishte dhënë ndonjëherë më parë.

“Besoj se bëj një jetë normale. Nuk luaj as baste dhe as në kazino, kështu që nuk kam patur ndonjëherë nevojën për shuma të mëdha pasi bëj një jetë korrekte. Kam bërë vetëm një gabim, i cili ka qenë festimi një ditëlindjeje timen, të cilën nuk e kisha festuar kurrë më parë, por meqë nuk kisha bërë as dasëm, këtë ditëlidnje e festova. Dhe ajo u keqpërdor dhe u keqinterpretua qëllimisht”, - u shpreh kreu i shtetit, të cilit Fevziu në fund të emisionit i dhuroi një shishe verë.

Të fundit