Flash News

KRYESORE

‘Jeta ndodh ndërkohë që bëjmë plane’, Rama flet për tërmetin nga Konferenca e Donatorëve: Për vendet e vogla nuk është e thjeshtë

‘Jeta ndodh ndërkohë që bëjmë plane’, Rama

Fjalën e tij në konferencën e donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë me falenderimet për të gjtha vendet që dhanë kontribut.

Kryeministri theksoi se falë ndihmës së tyre, Shqipëria zbuloi se nuk është e vetme.

Po ashtu Rama nënvizoi se për Shqipërinë tërmeti shënoi një goditje të fortë, si një vend i vogël dhe i varfër.

“Jeta ndodh ndërkohë që ke plane të tjera”, tha kryeministri Rama duke cituar një pjesë nga kënga e John Lenon, teksa u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit e gjeti Shqipërinë të papregatitur, siç nuk pritet në asnjë rast fatkeqësie.

“Toka u trondit ndërkohë që ne kishim plane të tjera. Por në momentet tona tragjike zbuluam që nuk ishim të vetëm sepse kishim njerëz të shkëlqyer që vinin nga toka, nga deti, që të luftonin me ne për të shëruar plagë. Falenderoj miqtë në Azi, miqtë e vendeve fqinje, Ballkanin Perëndimor që jeni këtu. Ju e dëshmoni se sa  ky rajon ka ndryshuar. Faleminderit miq të SHBA, banka Botërore,nga thellësia e zemrës për mbështetjes. Vetëm fakti që jeni të gjithë këtu me ngroh zemrën e më mbush me emocione.

Shqipëria është një vend i vogël, e për vende të vogla nuk është e thjeshtë që të përballet me këto fatkeqësi. Ne dikur ishim të burgosur, si Koreja e Veriut e Europës. Por ndihma juaj sot do të thotë shumë”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit