Flash News

KRYESORE

Jetesa e fëmijëve shqiptarë në mediat italiane: Braktisin shkollën e rrezikojnë jetën duke mbledhur krom

Jetesa e fëmijëve shqiptarë në mediat italiane: Braktisin

Mënyrën e jetesës së fëmijëve të Bulqizës e prezanton dhe një reportazh i medias italiane “Le Iene”. Fëmijët çdo ditë lënë shkollën dhe vrapojnë drejt minierave të kromit, mes rrezikut që u kanoset çdo ditë. Ata gërmojnë në mbetjet e jashtme duke gjetur kromin dhe e shitur kundrejt një çmimi shumë të ulët.

Dhe e gjitha kjo për të paguar dritat dhe borxhet që prindërit i marrin me listë në dyqanet pranë lagjeve.

“Sot punova dhe fitova 100 lekë”, shprehet njëri nga fëmijët, e pyetur nga gazetarja italiane.

Por më të rrezikuar janë ata të cilët duhet të futen brenda tuneleve të errëta, me lagështirë, nga ku nxjerrin materialin e çmuar. 

Zonjat nga Bulqiza çdo ditë luten që fëmijët e tyre, bashkëshortët e të afërm të kthehen shëndoshë nga minierat e thella të cilat kanë marrë shumë jetë njerëzish.

“Për 2000 lekë në ditë vriten në galeri”, shprehet një zonjë teksa tregon realitetin e hidhur me të cilën duhet të përballen dhe frikërat e shumta.

SHIKO REPORTAZHIN KËTU

Të fundit