Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jetoj në një kohë ku sundon kulti i politikanit. Por, jo në portretet e mia
Mira Mrruku
Nëse letërsia shprehet përmes fjalës dhe muzika përmes tingullit, arti pamor është ajo gjini që ka fuqinë të impresionojë përmes gërshetimit dhe harmonisë së ngjyrave, vijëzimeve dhe vëllimit. Në këtë kontekst, piktori nga Tetova Agron Saliu, ka zgjedhur që të flasë dhe të komunikojë përmes veprës së tij.
Ai është njëri prej atyre piktorëve që portretizimin e ka si referencën artistike dhe si një fakt të pamohueshëm të pasionit e dashurisë së madhe për pikturën dhe të bukurën. Agron Saliu ka arritur ta skalisë fort emrin nëpërmjet veprës së tij, e cila udhëton në tejkohësi nëpërmjet ravijëzimeve dhe larmishmërisë së portreteve. Individualiteti dhe autenticiteti i veprës së tij, ka bërë që adhuruesit dhe dashamirësit e veprës së tij të mos njohin kufij gjeografikë, pikturat dhe projektete e tij artistike, kanë udhëtuar krenare dhe plot hijeshi në galeritë më në zë Europës, ku kanë marrë vlerësimet maksimale. Në një intervistë për Politiko.al, ai na rrëfen diçka më shumë për veprat e tij dhe marrdhënien që krijon me to.
Agron, çfarë do të thotë për ty të jetosh mes një morie emrash që kanë spikatur në fushën e artit dhe kulturës, të cilët qëndrojnë po aq vitalë nën madhështinë e penelit tënd?
Jetoj në një kohë kur bëhen kulte politikanësh. Në këtë kohë kur një numër i konsiderueshëm i të rinjve të pasionuar pas politikanëve të ndryshëm, çuditërisht bëjnë idhuj kundrejt profesioneve të tyre, ndonëse kanë për qëllim shpëtimin e shoqërive të ndryshme. Ndërkohë kjo i bën ata që të minimizojnë profilet e tyre për qëllime të caktuara. Me fanatizmin më të madh i ruaj dhe i trajtoj figurat më të çmuara dhe jetësoj idealin tim për çdo ditë të jetës time.
Të vështrosh portretet dhe punët tuaja, njëherësh zhytesh në dimensione të pafundme dhe ndjesi që të bëjnë të jetosh në tejkohësi. Në fakt çfarë ka parasysh Agron Saliu kur nis të portretizojë ...?
Nga gjithçka që më shohin sytë, për vetë dashurinë ndaj jetës, edhe une si gjithë të tjerët jam prej mishi e gjaku, ndodh të filloj diçka me gëzim, por ndodh edhe me hidhërim. E kështu i ofrohem çdo mëngjesi të flladshëm për diçka që kam menduar.
Në morinë e portreteve dhe punëve tuaja, cilat janë ato që të japin një lloj kënaqësie të veçantë?
Në hapsirat e mia kanë kujdesin më të madh të mundshëm, një atelje ka rolin e një galerie, në çdo lëvizje timen has fokuse të ndryshme nga pikturat me hershme dhe nga ato që janë në procese të ndryshme. E gjithë kjo nxit gjëra të reja, sikurse në letërsi fillimisht duhet diçka të lexohet e pastaj të fillosh të shkruash.
Cilat janë karakteristikat e një fytyre që të intrigojnë për ta portretizuar?
Këtë vit jam plot e përplot me figura të ndryshme nga që po bëhem gati për dy promovime. Kështu që po punoj në dy kanale të ndryshme, nga personazhet e mia e deri tek figurat më të çmuara të hapsirave mbarë. Gjithçka fillon në mënyrë spontane, kam përshtypjen që nëse do duash diçka dhe ndodh mbetet vetëm një dëshirë e jo art, por në art ndodhin befasi të këndshme e të pa kontrolluara për gjatë punës dhe kërkimit të çdo dite në atelje.
Fuqia e artit tënd ka arritur të marr hapsirën që i takon në galeritë më në zë në Europë. Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi për promovimin e artit tënd në arenën ndërkombëtare?
Çuditrisht prej afro dhjetë vitesh jam fokusuar profesionalisht, kam dhënë gjithçka nga vetë jeta që të plotësoj pasionin tim, pas shumë problemeve përgjatë studimeve. Hapsirat perëndimore mbi të gjitha kanë korrektësi. E mbi të gjitha çmojnë dhunti të ndryshme dhe vullnetin e të punuarit në artet e bukura, vecanarisht tematikat e ndryshme. Gjithnjë kam udhëtuar në shumë tema që ndodhin në hapsirat ballkanike, gjithnjë kam marrë pyetje interesante nga publiku i atjeshëm, ku edhe vetë jam frymëzuar që të krijoj edhe situata të tjera për projektet në vijim. Ekspozita e Podgoricës është njëra prej tyre së cilës po i afrohet koha dhe do të realizohet në Pavionin Artistik të atjeshëm, përbëhet me një temë shumë e ndjeshme me titull "27" e cila bart një ndodhi të vrazhdë, siç ishte ajo që ndodhi në parlamentin maqedonas.
Shqipërisë i mungon një ekspozitë e Agron Saliut, pse?
Realisht më mungon prej kohësh një udhëtim profesional në Shqipëri, në çfarëdolloj hapsirë e qytetesh nuk ka rëndësi, ngaqe Shqipëria ka art në çdo cep të hapsirave të saj. Të jem i sinqertë disa herë kemi bashkëbiseduar me miqtë e mi të atjeshëm për ndonjë projekt që të ekspozohem. Dëshira ime nuk do të ndalet kurrë për Shqipërinë time të bukur, nuk e ndaj dot as Kosovën më mungojnë që të dyja.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38