Flash News

KRYESORE

Jeton në çadër në portin spanjoll: Në Shqipëri nuk ka punë. Politikanët nuk e dinë se ç'bëjnë. Dua të iki në Angli

Mafia shqiptare ka gjetur një mënyrë të re për të futur emigrantë në Britani, përmes një porti të madh spanjoll, shkruan gazeta britanike Daily Mirror. 

Gangsterët që marrin deri në 2500 paund për person, trafikojnë të dëshpëruarit që kërkojnë një jetë të re, përfshirë refugjatë nga Ballkani, Iraku, Afganistani dhe Siria-në tragete që nisen nga Bilbao. 

Në dy vitet e fundit, sipas policisë spanjolle numri i të kapurve duke u përpjekur të kalojnë me kamionë apo kontejnerë, është dhjetëfishuar

Por, sipas ligjit spanjoll, shkruan Mirror, ata po kryejnë një kundravajtje civile kështuqë policia vetëm u merr të dhënat dhe i liron. 

Qindra vetë presin jashtë portit në kampe të improvizura;  as ata nuk mund të ngacmohen-kanë viza turistike. 

Në Bilbao, gazetarët britanikë gjetën  më shumë se 100 vetë në çadra nën urat e autostradave afër portit.

Ismaili, 29 vjeç, një saldator nga Peshkopia ndan një çadër për dy me tre vetë, përfshirë nipin.

"Doja të shkoja në Angli ligjërisht, por ishte e pamundur. Tani më duhet ta bëj ilegalisht", thotë ai.

Në vitin 2015 policia ndaloi 119 emigrantë që përpiqeshin të futeshin në Angli përmes portit të Bilbaos. Në vitin 2016 numri u rrit në 380. Këtë vit ka arritur në një shifër rekord: 1200. 

Ta kapurit përfshijnë 60 irakenë, 45 afganë dhe 25 pakistanezë. Por, më të shumtët, me epërsi të madhe, vijnë nga Shqipëria. Plot 950 vetë. 

Ismaili u thotë gazetarëve, në një anglishte të çalë, se ai me të nipin kishin ikur nga Shqipëria në Francë, blenë një tendë atje dhe me 70 euro secili blenë një biletë për në Bilabo; në një udhëtim që zgjati 12 orë. 

Ai shpreson të bëjë aq para sa për të ndihmuar familjen në Shqipëri.  

"Nuk ka punë në vendin tim. Është shumë e vështirë-politikanët nuk e dinë se çfarë bëjnë. Do më pëlqente të punoja si saldator në Londër, por do bëja çdo punë. Vetëm dua të iki atje".

Esteban Izquierdo i Poliicsë spanjolle i tha Mirror-it se numrat e emigrantëve në Bilbao janë rritur pas mbylljes së kampeve në Kale.

Ai shton: me distancë të madhe numri më i madh vjen nga Shqipëria, të gjithë meshkuj dhe të rinj. 

 

 

Të fundit