Flash News

KRYESORE

Jeton prej 20 vitesh në Itali, protestuesi: Qeveria shqiptare t’i vendosë gishtin kokës

Jeton prej 20 vitesh në Itali, protestuesi: Qeveria shqiptare t’i

Në protestën e banorëve të “Astirit” në Unazës së Re ka mrrë pjesë edhe një shqiptar që jeton prej 20 vjetësh në Itali, por është kthyer pasi ka marrë vesh përmes mediave shqiptare për shembjen e shtëpive, pjesë e të cilave është edhe shtëpia e personit në fjalë.

Pasi ka falenderuar median shqiptare ai është shprehur se situata është terrorizuese, e papranueshme dhe makabër, duke i bërë thirrje qeverisë për reflektim.

“Unë kam qenë një ndër anëtarët e parë të FRESSH dhe me duket e pabesueshme që qeveria po e bën këtë. Nuk jemi shpellar. Qeveria shqiptare t’i vendosë gishtin kokës, kanë kaq shumë vite që i thithin gjakun këtij populli të shkretë”, shprehet protestuesi.

Të fundit