Flash News

KRYESORE

JLo dhe Shakira nuk kanë marrë asnjë qindarkë për super performancën e tyre në Super Bowl

JLo dhe Shakira nuk kanë marrë asnjë qindarkë për super

Një nga performancat më të suksesshme gjatë viteve në pushimin e Super Bowl ka qenë ajo e së dielës që lamë pas: Shakira dhe Jennifer Lopez.

Dy këngëtaret latine i kanë vënë "flakën" skenës duke dhënë një performancë fantastike për 12 minuta.

Por sa janë paguar dy këngëtaret e famshme për këtë performancë që dhuruan: ZERO.

Sipas "Elle" dy këngëtaret nuk kanë pranuar të marrin asnjë pagesë pasi vetë shfaqja ndiqet nga miliona njerëz dhe kjo u dhuron atyre marketim e ekspozim falas.

Ndërsa "Forbes" bëri të ditur se pas performancës së Justin Timberlake në vitin 2018 ‘Super Bowl’, në ‘Spotify’ pati një rritje prej 214%. Një vit para kësaj, në ‘Super Bowl 2017’, albumi i Lady Gaga-s, u kthye në tabelën e ‘Billboard’ 200 muaj pas publikimit.

Të fundit