Flash News

KRYESORE

Jo arresti kardiak, del autopsia e mbytjes së futbollistes shqiptare në liqen

Jo arresti kardiak, del autopsia e mbytjes së futbollistes shqiptare

Prokurori i Komos, Nicola Piacente ka hedhur poshtë aludimet se Florijana Ismaili u mbyt në liqen për shkak të një arresti kardiak, siç u tha në fillim.

Sipas tij, raporti mjekësor i vdekjes së 24-vjeçarjes, tregon se shqiptarja ka shenja asfiksie akute.

Kjo erdhi për shkak se Florijana kishte konsumuar shumë ushqim para se të futej në liqen për t’u larë. Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes.

Kërkimet për gjetjen e trupit të 24-vjeçares zgjatën tre ditë ndërkohë që u gjet në 204 metra thellësi, pas përdorimit të disa robotëve special.

Të fundit