Flash News

KRYESORE

Jo çdo dhimbje koke përkthehet në migrenë apo sinozit. Bëni kujdes

Jo çdo dhimbje koke përkthehet në migrenë apo sinozit.

Një nga simptomat më të shpeshta me të cilën përballen njerëzit është ajo e dhimbjes së kokës. Njohja e veçorive të dhimbjes së kokës ndihmon në racionalizimin e mjeteve diagnostikuese, të cilat do të përcaktojnë terapinë e duhur për llojin përgjegjës të dhembjes. Të gjitha dhimbjet e kokës mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha.

Në grupin e parë: (dhembjet e kokës primare) bëjnë pjesë dhembjet të cilat nuk kanë ndonjë shkak i cili do të mund të pasqyrohej në analizat laboratorike biokimike apo radiologjike. Në këto raste, procesi patologjik zhvillohet në nivel fiziologjik (neurotransmiterësh), duke mos shkaktuar ndryshime organike. Në kuadër të këtij grupimi, renditen migrena, dhembja e tipit tensional, ajo e tipit “cluster”, si edhe disa forma të rralla të dhembjes së kokës.

 Në grupin e dytë të dhembjeve të kokës (dhembjet sekondare) përbëjnë dhembjet që shkaktohen nga ndonjë çrregullim tjetër ekzistues në organizëm, i cili kontribuon në mënyrë sekondare në shfaqjen e dhembjes së kokës. Në këtë rast, dhembja e kokës është pasojë. Dhembja në këto raste mund të burojë nga traumat e kokës dhe/apo të qafës, çrregullimet vaskulare në kokë dhe qafë, çrregullimet brenda trunore jovaskulare, konsumimi i substancave të caktuara apo tërheqja e tyre pas konsumimit për një kohë, çrregullimet e homeostazës, proceset patologjike që zhvillohen përreth trurit dhe kokës, si edhe çrregullimet psikiatrike. Fatkeqësisht përveç migrenës që njihet tashmë, dhembjet e tjera të kokës primare nuk njihen fort mirë, madje as brenda profesionistëve mjekësorë. Shpeshherë diagnostikohen gabimisht qoftë si migrenë, qoftë si sinozit apo si spondilozë qafe. Diskutimi për shkaqet dytësore të dhembjes së kokë mbetet i gjerë dhe e tejkalon kufirin e hapësirës së lejuar.

Të fundit