Flash News

KRYESORE

“Jo gishtin në hundë, turp se je dhe femër”, aktorja e njohur s’i ndahet ministres Kumbaro

Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi s’i ndahet ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Pak javë pasi publikoi sherrin me ministren në dëgjesën e parë me aktorët organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Kondi e ironizon sërish, por këtë herë duke iu referuar një fotoje që po qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale.

Në këtë foto, ministrja shfaqet duke kruar hundët, ndërsa ndodhej në Parlament, ditën që mazhoranca votoi por projektligjit për shembjen e teatrit Kombëtar.

“Kujdes nuk është mirë kshu se je dhe femër, elegante flokë të gjata akoma ke veroren, se ke parë akoma dallëndyshen e parë që se ke hequr nga dora... jo gishtin në hundë se është turp... lum ti për karakterin që ke! vuaj unë e shkreta për gjithshka, do marr shembull nga ty që sot e tutje”, shkruan Marjana Kondi në rrjetet sociale.

Të fundit