Flash News

KRYESORE

Jo-ja e Macron, flet për herë të parë ambasadorja e Francës: Jo mbyllje e dyerve definitive për Shqipërinë

Jo-ja e Macron, flet për herë të parë ambasadorja e

Reagon për herë të parë ambasadorja franceze e akredituar në Tiranë, Christina Vasak  pas JO-së së BE dhe vetos nga presidenti Macron për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE në 18 tetor.

Nga Elbasani, ambasadorja Vasak tha se vendimi i Këshillit Evropian nuk i mbyll dyert Shqipërisë dhe se është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit.

“ Vendimi i Këshillit Evropian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllje e dyerve definitive për Shqipërinë.

Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm sepse Kroacia merr Presidencën e Këshillit Evropian dhe të gjitha vendet e BE-së do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të ketë një vendim unanim.

Në këtë takim do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera aspirante”, u shpreh ambasadorja franceze.

Të fundit