Flash News

KRYESORE

“Jo, jo s’e njoh fare Emiljano Nuhun”, Policia nxjerr blof Rrahman Rrajan: U takuan në Tiranë, komunikuan në ‘What’s up’

“Jo, jo s’e njoh fare Emiljano Nuhun”, Policia nxjerr blof

Ditën e sotme qarkulloi në media një intervistë me reagimin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, lidhur me dëshminë e ish-oficerit Emiljano Nuhu, sipas të cilit djali i deputetit ka dhunuar dhe përdhunuar një vajzë nga Fushë –Kruja.

Në intervistën dhënë për ‘Panorama’, Rraja theksoi disa herë se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar më parë ish-nënkomisarin, sipas të cilit i është kërcënuar jeta në zyrën e tij nga ai vetë, deputeti Rraja, bashkë me Artur Bushin, kryebashkiakun e Krujës dhe kreun e grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Unë nuk e njoh fare këtë person dhe as nuk kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. Gjithçka që ai thotë është një sajesë, ndoshta për të përfituar azil politik. “Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, u shpreh deputeti.

Por, nëse i rikthehemi deklaratës së një dite më parë nga vetë policia, versioni i deputetit bie. Në deklaratën zyrtare, policia fliste për një takim mes ish-oficerit Nuhu dhe deputetit Rraja në një lokal në Tiranë.

“Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Whatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore”, sqaron ndër të tjera policia.

Të fundit