Flash News

KRYESORE

Jo Juan Guaido, kush është lideri i vërtetë i opozitës në Venezuelë

Jo Juan Guaido, kush është lideri i vërtetë i opozitës

Juan Guaido është vetëshpallur president i Venezuelës dhe ky vendim është përkrahur nga më shumë se 30 shtete, përfshirë SHBA-në. Por Guaido nuk është lideri i vërtetë i opozitës në shtetin më të pasur me naftë, pasi mentori i tij quhet Leopoldo Lopez.

48 vjeçari konsiderohet njeriu më i pushtetshëm dhe më i pëlqyer në kampin opozitar, që prej muajsh po bën përpjekje për rrëzimin e Nicolas Maduros nga posti i presidentit.

Leopoldo Lopez është aktivist shumë i njohur në Venezuelë dhe ndaj tij janë dhënë disa dënime me burg për shkak të protestave kundër pushtetit.

Gjatë krizës në Venezuelë, ai bëri thirrje për protesta në shkurt 2014. Ai u arrestua më 18 shkurt 2014 dhe u akuzua për zjarrvënie të qëllimshme dhe konspiracion; akuzat për vrasje dhe terrorizëm u hodhën poshtë.

Grupet e të drejtave të njeriut shprehën shqetësimin se akuzat ishin të motivuara politikisht. Burgosja e tij në Ramo Verde ishte e diskutueshme; Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkoi lirimin e të arrestuarve në lidhje me protestat.

Sondazhet e opinionit në fund të vitit 2014 treguan se Lopez ishte bërë një nga politikanët më të pëlqyer në Venezuelë pas arrestimit të tij.

Në shtator të vitit 2015, ai u shpall fajtor për nxitje publike të dhunës, si dhe përfshirje në grupe kriminale, për t’u dënuar me 13 vjet e 9 muaj burgim. Që prej atij viti, Lopez është transferuar disa herë nga burgu në ‘arrest shtëpie’.

Dje, në krah të Juan Guiado, Leopoldo Lopez bëri thirrje për revoltë të popullit dhe ushtrisë ndaj Nicolas Maduro.

Ai është strehuar aktualisht në ambasadën e Spanjës në Karakas, për t’iu shmangur një hakmarrjeje tjetër të presidentit Maduro.

Të fundit