Flash News

KRYESORE

"Jo karantinë dhe mbyllje të njerëzve për 'show force'", ish-ministri kritika qeverisë për masat anti-COVID: Të ndryshojë kurs

Ish-ministri, Edmond Panariti ka kritikuar qeverinë për masat e marra ndaj COVID-19, ndërsa shprehet se kjo mënyrë e gabuar e luftimit të pandemisë duhet të ndryshojë.

Sipas ish-ministrit Panariti, masat e marra der më tani janë të gabuara dhe se duhen kryer sa më shumë testime, gjurmim e izolim.

Ish-ministri i Bujqësisë thekson se qeveria ka ndjekur hapa të gabuara me karantinën dhe mbylljen dhe kjo ka sjellë më shumë të infektuar.

“Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton! Testim, gjurmim, izolim. Janë tre hapat e vetme për kontrollin e COVID. Nuk ka rrugë tjetër.

Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për "show force" e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat. Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara! Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës”, shprehet Panariti.

Të fundit