Flash News

KRYESORE

Jo më pornografi dhe “fake news”, mbyllet Facebook për një muaj në këtë shtet

Jo më pornografi dhe “fake news”, mbyllet Facebook për

Qeveria e Papua Guinea e Re do të bllokojë Facebook për një muaj. Ky veprim do të ndërmerret pasi qeveria do të identifikojë llogaritë e rreme si dhe do të bllokojë lajmet “fake”.

Ministri i Komunikacionit Sam Basil tha ditën e sotme se gjatë një muaji "do të mblidhet informacion" për njerëzit që përdorin median sociale për qëllime të liga.

“Përdoruesit që ngarkojnë pornografi dhe informacion shpifës do të identifikohen dhe largohen nga faqja e rrjeteve”, tha ai.

"Kjo do të lejojë njerëzit realë të përdorin rrjetin social me përgjegjësi", tha Basili.

Më tej ministri shtoi se ekspertët e teknologjisë në PNG janë të aftë të zhvillonin një alternativë lokale për Facebook.

"Nëse do të ketë nevojë atëherë ne mund të mbledhim ekspertët tanë të aplikacioneve lokale për të krijuar një faqe që është më e favorshme për Papua Guinea e Re për të komunikuar brenda dhe jashtë vendit," citon Basili për një media lokale.

Mirëpo, deri më tani nuk është dhënë asnjë afat kohor për mbylljen e Facebook. /Politiko.al/

Të fundit