Flash News

KRYESORE

“Jo në harmoni me legjislacionin”/ Meta sqaron arsyet pse e ktheu dekretin që u rrëzua nga Kuvendi

“Jo në harmoni me legjislacionin”/ Meta sqaron arsyet pse e

Institucioni i Presidencës ka bërë publike arsyet përse kreu i këtij institucioni nuk e ka dekretuar ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Sipas një raporti të Presidencës për arsyet e kthimit të këtij Ligji, disa nene të tij,  nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike.

“Ky ligj nuk përcakton një mekanizëm të qartë ligjor për të evidentuar nevojën reale mbi përcaktimin e numrit të përgjithshëm të përmbaruesve gjyqësor privat, si dhe shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit.” thuhet në përmbledhjen sqaruese të Presidencës.

Në bazë të këtyre konstimeve, presidenti Meta e sheh të arsyeshme që këto dispozita të rishikohen edhe një herë nga Parlamenti me qëllim qartësimin dhe përmirësimin e tyre.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikes, që ktheu në Kuvend për riqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

Të fundit