Flash News

KRYESORE

Jo në pemë, Rama tjetër deklaratë për "varjen" e Veliajt: Duhet gjetur një ekzekutiv më i sigurtë!

Jo në pemë, Rama tjetër deklaratë për

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, për Erion Veliaj, se do të varet në pemët që mbjell, teksa foli për grupet e komplotit në PS, ngjalli reagime të shumta.

Mbrëmjen e sotme në “Xing”, Rama përforcoi  akoma më shumë dyshimet se mes tyre ka një çarje të thellë, teksa i pyetur nga moderatori tha: “Atë varjen do ta mendojmë pak se pemët që ka mbjellë ai janë të holla e bini gjallë. Duhet gjetur nje ekzekutiv më i sigurtë”.

Më tej teksa Ermal Mamaqi shfaqi një spot duke hapur një gropë për të mbjellë një pemë, Rama tha: “Lali e gjeti gropen gati, ndërsa ky i shkreti e kishte hapur gropen vetë”, duke deklaruar hapur se Veliaj i bën thjesht këto “vepra” për të rënë në sy të qytetarëve, por jo se punon realisht.

Kujtojmë që gjatë fjalës në takimin e fundvitit me gazetarë me 31 dhjetor, Rama u tregua i pakursyer ndaj Veliajt, për të cilin u shpreh se nuk e ka të gjatë në PS.

 “Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju, jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime, dhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës, ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot, dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion.. ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj.

Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf”.

Të fundit