Flash News

KRYESORE

Jo në shesh, Fiter Bajrami festohet për herë të parë me rregulla të reja prej pandemisë

Sot, besimtarët myslimanë kanë festuar Fier Bajramin, pas një muaj sakrificash dhe solidariteti të muajit të Ramazanit.

Por, për herë të parë, kjo festë nuk është pritur në shesh siç e do tradita, por falja është kryer nëpër xhami, për shkak të situatës së pandemisë.

Kështu, në Tiranë në orët e para të së dielës, besimtarët janë mbledhur në xhaminë e Kokonozit, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu.

Kujtojmë se sot autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe çdo biznes do të jetë i mbyllur.

Të fundit