Flash News

KRYESORE

Jo negociata me Shqipërinë, propozimi i ri gjerman: Të jenë të kushtëzuar; po prishën prespektivën e integrimit, zerohen reformat

Jo negociata me Shqipërinë, propozimi i ri gjerman: Të jenë

Për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave në fund të këtij muaji, gjithsesi, Berlini po përpiqet që të marrë të paktën konsensusin e anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian që vendit tonë t’i japë një stimul me anë të formulës së re “negociata me kushte”.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Haiko Mass ka deklaruar në një takim të Këshillit të Atlantikut se mbështet hapjen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë, por pa dhënë detaje për këtë formulë.

”Stabiliteti duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme europiane. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të avancojë në procesin e integrimit me këto vende – dhe ne po diskutojmë këtë çështje aktualisht – do të ketë pasoja fatale. Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera – Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, që do të thotë, shtete me një ide krejtësisht të ndryshme për rendin dhe stabilitetin sesa ato të përqafuara nga ne në Europë – kanë kërkuar ta mbushin këtë boshllëk”, deklaroi Maas, sipas atlantiçouncil.com.

”Natyrisht, integrimi në BE varet nga vendet që përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë progres të kënaqshëm në këto fusha”, shtoi ai.

Frika e gjermanëve qëndron në faktin se Shqipëria dhe Maqedonia mund të prishin prespektivën e tyre të integrimit, duke u lidhur me aktorë të tretë, çka do të sillte shuarjen e reformave të realizuara deri më tani.

”Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende (Maqedonia – shën. i përkth.). Nëse prishin perspektivën e tyre të integrimit, të gjitha reformat që kanë nisur do të zerohen.

Përveç guximit për t’u bashkuar, BE-ja ka nevojë për instrumenter e duhura për të zbatuar këto politika në praktikë. Një pjesë e realitetit të ri transatlantik nënkupton se ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë, sepse nuk mund të mbështetemi më në anën tjetër të Atlantikut për të bërë një gjë të tillë për ne. Kemi nevojë për Bashkim të vërtetë Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass.

Të fundit